To see the other types of publications on this topic, follow the link: Marrëdhënie.

Journal articles on the topic 'Marrëdhënie'

Create a spot-on reference in APA, MLA, Chicago, Harvard, and other styles

Select a source type:

Consult the top 50 journal articles for your research on the topic 'Marrëdhënie.'

Next to every source in the list of references, there is an 'Add to bibliography' button. Press on it, and we will generate automatically the bibliographic reference to the chosen work in the citation style you need: APA, MLA, Harvard, Chicago, Vancouver, etc.

You can also download the full text of the academic publication as pdf and read online its abstract whenever available in the metadata.

Browse journal articles on a wide variety of disciplines and organise your bibliography correctly.

1

Ymeraj, Sibela. "Marrëdhëniet e prindërve me fëmijët e parë." Optime 12, no. 1-2 (2021): 84–91. http://dx.doi.org/10.55312/op.v12i1-2.191.

Full text
Abstract:
Objektivi: Qëllimi i këtij studimi është eksplorimi i mëtejshëm i marrëdhënies së ngushtë prind-fëmijë, por duke u fokusuar vetëm tek marrëdhënia e prindërve më fëmijën e parë. Cila është marrëdhënia që kanë krijuar këta prindër me fëmijën e tyre të parë?
 Ajo që ka qenë shtysa kryesore për mua në realizimin e këtij studimi, ka qenë fakti që unë personalisht jam fëmija i parë në familje. Marrëdhënia apo raporti që unë kam me prindërit krahasuar me vëllain tim është krejt ndryshe nga marrëdhënia që ai ka me prindërit. Kjo ka qenë një nga arsyet që mua më ka bërë përshtypje dhe prandaj kam
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
2

Shatku, Saimir, and Armand Skrapi. "Konventat ndërkombëtare mbi përfaqësimin diplomatik dhe rastet praktike të funksionimit të tyre." Univers 21, no. 21 (2020): 227–24. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v21i21.1203.

Full text
Abstract:
Marrëdhëniet diplomatike janë tepër të rëndësishme dhe luajnë rol kryesor, për sa i përket afirmimit dhe zhvillimit të tyre në arenën ndërkombëtare, me qëllim përforcimin dhe zgjerimin e këtyre marrëdhënieve, nga ana e shumë shteteve janë ndërmarrë nisma të plota ligjore, në kuadër të vënies në zbatim të të gjitha rregullave ligjore të zbatimit të këtyre marrëdhënieve në një fushë të gjerë veprimi. Për këtë arsye, janë nënshkruar dhe ratifikuar disa konventa kryesore, me qëllim zbatimin korrekt të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve, duke i kthyer dispozitat e tyre të detyrueshme për z
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
3

Bratja, Anila, and Fotjana Kosta. "Mësimdhënia kreative ndikon në vetëaktualizimin e nxënësve." Optime, no. 1 (June 14, 2024): 28–39. https://doi.org/10.55312/op.vi1.4765.

Full text
Abstract:
Kreativiteti është tregues i rëndësishëm për suksesin e nxënësve në jetë. Ky studim pati si qëllim të evidentonte marrëdhënien midis kreativitetit dhe vetë-realizimit të nxënësit, si dhe të përcaktonte si ndikojnë aftësitë krijuese në vetrealizimin e nxënësve. Nisur nga kjo, studimi u mbështet në pyetjen kërkimore: “ndikim i kreativitetit në shkallën e vetë-aktualizimit të nxënësve”. Në këtë studim u përdorën metodat sasiore. Popullata janë nxënësit e klasave të pesta të rrethit të Durrësit, prej së cilës u përzgjodh një kampion prej 298 nxënësish, 48% meshkuj dhe 52% femra. Pyetësori i studim
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
4

Brahollari, Bediana, and Eglantina Dervishi. "Atashimi me prindërit dhe lidhja e tij me shfaqjen e agresivitetit në adoleshencë." Optime, no. 1 (May 22, 2024): 115–21. https://doi.org/10.55312/op.vi1.4554.

Full text
Abstract:
Objektivi kryesor i këtij punimi është të shpjegojë dhe të eksplorojë lidhjen e atashimit me prindërit dhe shfaqjen e agresivitetit tek adoleshentët. Adoleshenca konsiderohet si një periudhë tranzicioni e rëndësishme për shkak të ndryshimeve njohëse, biologjike dhe sociale që ndodhin gjatë kësaj periudhe kohore. Studime të mëparshme kanë treguar se mungesa e marrëdhënieve të mira familjare është e lidhur me shfaqjen e problemeve në sjellje nga adoleshentët. Në këtë kuptim, është vërtetuar që problemet e atashimit midis prindërve dhe fëmijëve, si mungesa e një komunikim të mirë dhe një marrëdhë
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
5

Laboviti, Brunilda, and Greta Katreli. "Marrëdhënia mes bullizmit dhe vetvlerësimit të ulët tek të rinjtë." Optime, no. 2 (June 14, 2024): 106–9. https://doi.org/10.55312/op.vi2.4804.

Full text
Abstract:
Ky studim ka për qëllim të tregojë nëse ka një marrëdhënie korrelacionale që ekziston mes bullizmit dhe vetëvlerësimit të nxënësve, sa e fortë është kjo marrëdhënie dhe çfarë drejtimi ka. Fëmijët kalojnë një pjesë të konsiderueshme në shkollë në shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tyre,prandaj ata janë një faktor ndikues në vetëvlerësimin e tyre. Shkollat kanë qënë historikisht një vend paqeje,harmonie dhe diturie. Gjithnjë e më shumë,bullizmi në shkollë po tërheq vëmëndjen e shumë studiuesve,medias,shkollës dhe prindërve.Studime ndërkombëtare mbi shkallën e përhapjes së bullizmit tregojnë se një
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
6

Shala, Luljeta. "Qëndrimet e drejtorëve të shkollave dhe të mësimdhënësve rreth ndikimit të menaxhmentit në krijimin e klimës pozitive në shkollë." Kërkime Pedagogjike 3 (March 25, 2025): 31–68. https://doi.org/10.62928/kp.v3i.6010.

Full text
Abstract:
Ky studim shqyrton qëndrimet e drejtorëve dhe të mësimdhënësve lidhur me ndikimin e menaxhimit të shkollës në krijimin dhe mirëmbajtjen e një klime pozitive. Qasja metodologjike e përzier, sasiore dhe cilësore, u përdor për mbledhjen e të dhënave. Rezultatet tregojnë se përvoja e gjatë profesionale e mësimdhënësve paraqet një faktor të rëndësishëm për krijimin e klimës pozitive në shkollë dhe kontribuon për një mjedis të sigurt. Roli i menaxhimit të qartë dhe mbështetës u vlerësua nga një pjesë e madhe e të anketuarve. Marrëdhëniet e forta mes mësimdhënësve dhe nxënësve dhe komunikimi efektiv
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
7

Balla, Xhemal. "Marrëdhënia e fesë me shkencën." Univers 22, no. 22 (2021): 119–27. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v22i22.686.

Full text
Abstract:
Shpallja Hyjnore e sheh marrëdhënien e fesë me shkencën si marrëdhënie të dyanshme. Feja që e ka burimin te Shpallja Hyjnore, është udhëndriçuese për njohjen e Zotit, kurse dijet shkencore argumentojnë se jeta dhe i gjithë universi ka një shpikës, krijues fillestar, superinteligjent, me dituri të pakufizuara që njihet me emrin “Zot”. Pra, feja islame e konsideron shkencën si mjetin real për të kuptuar më mirë udhëzimet e Shpalljes Hyjnore, nga ku e merr burimin feja. Duke e parë në këtë këndvështrim, këto të dyja duhet të jenë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën, por jo gjithmonë ndodh kështu
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
8

Zekaj, Prof As Dr Ramiz. "Për një vizion më të avancuar në menaxhimin e konvikteve studentore në trojet shqiptare dhe në Ballkan." Univers 20, no. 20 (2019): 201–18. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v20i20.2621.

Full text
Abstract:
Nevoja për ngritjen e konvikteve ishte e pranishme me hapjen shkollave islame, në Shqipëri dhe në Ballkan. Normalisht, konviktet ndërtoheshin pranë çdo medreseje dhe ishin strehë për të rinjtë muslimanë, veçanërisht atyre që vinin nga zona dhe territoreve të thella rurale. 
 Konviktet mund të konsiderohen familje të mëdha, që ndërtohen dhe funksionojnë mbi bazën e parimeve dhe normave etike të themeluesve të tyre, por që u krijojnë mundësi të rinjve dhe të rejave muslimane, për t′u strehuar në një mjedis të shëndetshëm, të organizuar mirë dhe të kulturuar, në kushtet e një regjimi të disi
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
9

Smaqi, Laura. "Mbi punimin për një histori të krahasuar të letërsisë Shqipe të Prof. Dr. Dhurata Shehrit dhe Prof. Dr. Persida Asllanit." Studime Filologjike, no. 1-2 (June 1, 2023): 169–72. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v75i1-2.1101.

Full text
Abstract:
Për një kohë të gjatë në mjedisin shkencor është diskutuar mbi mënyrën se si duhet shkruar historia apo një histori e letërsisë shqipe në gjendjen e sotme të dijes mbi letërsinë, në koherencë me frymën bashkëkohore. Gjatë rreth dy dhjetëvjeçarëve kanë mbizotëruar kontribute pa fund në konferenca të organizuara me një tematikë të tillë, të finalizuara dhe me botime aktesh, pa llogaritur kontributet me të njëjtën temë por, brenda konferencave me tematika të përgjithshme. Ndërkohë që është folur aq shumë për mënyrën se si duhet shkruar historia e letërsisë, studimet konkrete që venë në qendër të
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
10

Peli, Teuta. "Prania e etnonimit Albanensis në Raguzë gjatë mesjetës, sipas burimeve dokumentare." Kosova, no. 41 (March 1, 2024): 45–51. http://dx.doi.org/10.62609/ks.vi41.4000.

Full text
Abstract:
Duke u mbështetur në burimet dokumentare të hartuara në Raguzë gjatë shekujve XIV-XV, hasim të dhëna edhe për shqiptarët të cilët jetuan, vepruan apo ishin në kontakt me raguzasit qoftë për marrëdhënie tregtare apo edhe më gjerë. Nga të dhënat e shumta që ndeshim për shqiptarët po veçojmë ato që i referohen mënyrës se si ata identifikoheshin në burimet dokumentare të asaj kohe. Duke ju referuar këtij fakti kemi vënë re se shqiptarët që i ndeshim në Raguzë gjatë mesjetës, në një numër të konsiderueshëm të burimeve dokumentare, kur mungonin të dhënat për emrin e familjes (mbiemrin) apo vendin pr
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
11

Potera, Ismet. "Faktorët e kënaqësisë ose të pakënaqësisë së mësimdhënësve në punë." Kërkime Pedagogjike 1, no. 1 (2024): 9–33. http://dx.doi.org/10.62928/kp.v1i1.4121.

Full text
Abstract:
Qëllimi i këtij studimi ishte ta përcaktojë hierarkinë e faktorëve të kontekstit shkollor dhe
 kënaqësisë së mësimdhënësve në punë. Janë trajtuar gjashtë aspekte të kontekstit shkollor:
 klima e përgjithshme në shkollë, ngarkesa në punë, marrëdhëniet me kolegët, marrëdhëniet
 me nxënësit dhe me prindër, motivuesit e jashtëm, si dhe motivuesit e brendshëm dhe të
 jashtëm, të cilët ndikojnë te mësimdhënësi që të ndihet i përmbushur me punën që bën. Pjesë
 e mostrës ishin 132 mësimdhënës të shkollës fillore dhe të mesme të ulët, si dhe 15 intervista
 me shkrim. Të dh
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
12

Papi, Linda. "7 Identitetet e hershme “kelte” në Italinë Veriore dhe Adriatikun e Epërm." Kosova Anthropologica 2, no. 1 (2024): 135–54. https://doi.org/10.62303/47d4e064.

Full text
Abstract:
Ky studim ka për qëllim të hulumtojnë praninë kelte në Italinë Veriore dhe në Adriatikun e Epërm gjatë fazës para pushtimit historik të vitit 388 para Krishtit. Sipas burimeve klasike, në fillim të shekullit IV para Krishtit, komunitetet kelte kaluan Alpet dhe u vendosën në Itali. Për shkrimtarët e lashtë, ky depërtim konsiderohej një ngjarje brutale, por dëshmitë arkeologjike tregojnë një situatë ndryshe, duke sugjeruar se prania kelte në Itali mund të gjurmohet që në shekujt e mëparshëm. Në shekullin V para Krishtit, Italia Veriore ishte e organizuar në njësi të mëdha kulturore që tregonin m
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
13

Kalo, Valbona. "Qëmtime rreth veprës së pabotuar të autorit elbasanas Shpëtim Karaj." Revista Albanon 1, no. 4 (2021): 110–21. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v1i4.135.

Full text
Abstract:
Për të gjithë shkrimtarët ekziston një marrëdhënie ndërvarësie e pandërprerë mes mjedisit gjeografik, social, letrar e kulturor dhe botëkuptimit e origjinalitetit të shprehjes, si faktorët përcaktues që i shërbejnë krijimit të një individualiteti të spikatur artistik.
 Nën dritën e një raporti të tillë duhet parë edhe vepra e autorit elbasanas Shpëtim Karaj, shtrirja dhe shkallarja e cilësisë të së cilës ka ardhur gjithnjë në rritje, që nga sprovat e para poetike të autorit (në vitet 1955-‘60) e deri në ato të fundit, që i përkasin viteve 2005.
 Vepra e këtij autori vjen nga një përv
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
14

Kalo, Valbona. "Qëmtime rreth veprës së pabotuar të autorit elbasanas Shpëtim Karaj." Revista Albanon 4, no. 4 (2020): 111–21. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v4i4.71.

Full text
Abstract:
Për të gjithë shkrimtarët ekziston një marrëdhënie ndërvarësie e pandërprerë mes mjedisit gjeografik, social, letrar e kulturor dhe botëkuptimit e origjinalitetit të shprehjes, si faktorët përcaktues që i shërbejnë krijimit të një individualiteti të spikatur artistik.
 Nën dritën e një raporti të tillë duhet parë edhe vepra e autorit elbasanas Shpëtim Karaj, shtrirja dhe shkallarja e cilësisë të së cilës ka ardhur gjithnjë në rritje, që nga sprovat e para poetike të autorit (në vitet 1955-‘60) e deri në ato të fundit, që i përkasin viteve 2005.
 Vepra e këtij autori vjen nga një përv
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
15

Varoshi, Manuela, Elisabeta Kafia, and Silva Ibrahimi. "Psikologjia e faktorëve njerëzorë: Qasje inovative psikologjike." Optime, no. 1 (May 22, 2024): 102–6. https://doi.org/10.55312/op.vi1.4552.

Full text
Abstract:
Kjo trajtesë synon të rivendosë një pikëvështrim të ri mbi disiplinën e Psikologjisë së Faktorëve Njerëzorë dhe një panoramë të përgjithshme mbi fushat e aplikimit të saj në lidhje me terapinë okupacionale (OT), terapinë e punës (ergoterapinë) dhe rehabilitimin. Së pari, do të përshkruajmë marrëdhënien ndërmjet psikologjisë dhe faktorit njerëzor në dy fusha të aplikimi: a) analiza e vendin e punës, b) analiza e mjedisit, dizajni i produktit dhe marrëdhënies dhe ridizajni. Së dyti, do të parashtrohen disa parime të zhvillimit të faktorëve njerëzore në modele të integruara të analizës. Metoda e
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
16

Plangarica, Tomorr. "Mbi vendin dhe natyrën e prurjeve shkencore të gjuhësisë së zbatuar në shkencat e ligjërimit." Studime Filologjike, no. 1-2 (May 29, 2023): 5–48. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v74i1-2.980.

Full text
Abstract:
Synimi për të shqyrtuar vendin dhe natyrën e prurjeve shkencore të gjuhësisë së zbatuar në shkencat e ligjërimit, pra synimi për të përcaktuar statusin e kësaj disipline në mendimin gjuhësor të tanishëm në raport me dijen e njohuritë e përvijuara në një fushë të caktuar të kërkimit shkencor (shkencat e ligjërimit), nuk është përpjekje për të përmbushur thjesht një kureshti intelektuale, por është, më së shumti, nxitje për të përcaktuar qëndrime në lidhje me dijet në atë fushë e, për më tepër, grishje për t‘u futur në hapësira të cilat jo pak herë anashkalohen a shpërfillen: hapësira të natyrës
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
17

Halimi, Arbjola, and Gisela Goleci. "Proçesi psikoterapeutik dhe ndikimet tek terapisti." Optime, no. 1 (November 24, 2024): 188–95. https://doi.org/10.55312/op.vi1.5880.

Full text
Abstract:
Në mënyrë të zakonshme pjesa më e madhe e studimeve të cilat lidhen me proçesin e psikoterapisë fokusohen tek klienti si dhe tek ndikimet e tij mbi të. Të pakta janë ato studime të cilat lidhen me impaktin që ka psikoterapia si një proçes tepër dinamik dhe thellësisht njerëzor tek terapisti. Meqenëse ky i fundit është i vetmi mjet i shërimit në një marrëdhënie dhe proçes të vazhdueshëm dhe delikate nuk mund të mbeten jashtë vëmendjes ndikimet dhe ndryshimet që zhvillohen brenda tij të cilat për rrjedhojë influencojnë më pas edhe klientin dhe mirëqenien e tij subjektive. Nga disa studime sugjer
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
18

Kodra, Klara. "Zef Serembeja dhe folklori." Studime Filologjike, no. 2 (October 2, 2023): 117–30. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v1i2.2940.

Full text
Abstract:
Marrëdhënjet e poezisë së Serembes me folklorin, marrëdhënje që shtrihen pothuajse gjatë tërë zhvillimit të kësaj poezie, përbëjnë një Problem interesant, i dii deri më sot nuk është bërë objekt i një punimi të veçantë. Një meritë e padyshimtë e shkencës sonë të re letrare është vënja në dukje e ndikimit të poetit nga krijimtaria popullore. Veçse ky ndikim është parë kryesisht në aspektin formal duke shpjeguar me të, bie fjala, figuracionin e pasur që e dallon poezinë e Serembes. Janë bërë edhe përpjekje për një kuptim më të thellë të ndikimit të Serembes nga poezia popullore, përpjekje për ta
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
19

Ibrahimi, Silva, Vera Ostreni, and Elisabeta Kafia. "Prototipi psikodinamik dhe psikolinguistika dinamike: Ndikimi i sistemit të ndërveprimit social në prototipin psikolinguistik të individit." Optime, no. 2 (May 25, 2024): 105–14. https://doi.org/10.55312/op.vi2.4636.

Full text
Abstract:
Fjalimi është një veprimtari kognitive-motore e thjeshtë, e cila dallon njerëzit nga speciet e tjera dhe zhvillohet brenda një rrjeti të gjerë të strukturave cerebrale, kortikale dhe nënkortikale. Gjuha nënkupton marrëdhënien e njeriut me botën e tij, ndërsa psikolinguistika është procesi dinamik gjuhësor që të çon në një lidhje të ndërsjellë me botën e jashtme dhe me tjetrën, e cila është e ndryshme nga vetja. Në historinë e mendimit psiko-pedagogjik shkencor shqiptar ka prova që dëshmojnë përpjekjet dhe kontributet për të kuptuar dhe interpretuar fenomenet dhe problemet që lidhen drejtpërsëd
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
20

Rocker, Kailey. "Tregimet që na krijojnë: Rrëfimet evropiane të Holokaustit dhe premtimi i praktikave të kujtesës kozmopolite shqiptare." Kosova Anthropologica 1, no. 1 (2023): 106–25. https://doi.org/10.62303/xey6c971.

Full text
Abstract:
Në këtë punim, do të gjurmoj se si rrëfimet përkujtimore të Holokaustit përdoren në kontekstin bashkëkohor shqiptar për të krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë të këtij vendi me atë histori. Po ashtu, do të gjurmoj debatet mbi njohjen, pikëllimin dhe përfaqësimin e atyre që humbën gjatë regjimi socialist, nga viti 1944 deri në vitin 1991. Veçanërisht, përqëndrohem në përpjekjet e historianëve dhe politikanëve vendas si dhe historiografë të huaj amatorë dhe ekspertë pas vitit 1991, të cilët paraqesin Shqipërinë si një strehë të sigurtë për komunitetin hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore si
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
21

Ahmeti, Nuridin. "Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë në vitin 1974." Univers 21, no. 21 (2020): 245–74. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v21i21.1207.

Full text
Abstract:
Në bashkëpunimin arsimor-kultural dhe shkencor, Kosova zë një vend të rëndësishëm, nëse jo edhe vendin më të rëndësishëm, në shkëmbimin e përgjithshëm jugosllavo- shqiptar. Nga kjo, një vend me prioritet zë bashkëpunimi midis Universitetit në Prishtinë dhe Universitetit Shtetëror në Tiranë, që ka filluar për shkak të angazhimit të përhershëm të LKJ-së dhe të anëtarëve të LKJ-së e të LK-së të Kosovës, për bashkëpunimin e mirë fqinjësor me fqinjët tanë. Bashkëpunimi i përmendur është iniciuar për shkak të nevojës sonë për kuadro për mësimin në gjuhën shqipe dhe, me këtë, edhe për afirmimin e të
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
22

Llukani, Andrea. "Aspekte nga ecuria e harmonisë ndërfetare në Shqipëri." Univers 24, no. 24 (2023): 180–90. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v24i24.2890.

Full text
Abstract:
Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve fetare në Shqipëri kanë qenë historikisht miqësore dhe tolerante. Shoqëria shqiptare është tërësisht laike dhe krenohet me marrëdhëniet e shkëlqyera ndërfetare që ekzistojnë në vend. Në një shoqëri pluraliste është e natyrshme të përplasen bindjet e besimeve të ndryshme fetare, madje në dialogun ndërfetar askush nuk duhet të mohojë bindjet e tij. Mirëkuptim dhe respekt do të thotë të pranosh të drejtën e tjetrit për të besuar. Në Shqipëri nuk ka probleme serioze në dialogun ndërfetar. Komunitetet fetare jetojnë në harmoni me njera tjetrën dhe shoqërinë shqipt
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
23

Plangarica, Tomorr. "Copëza malli, të një malli të pafund." Revista Albanon 1, no. 1 (2020): 84–96. http://dx.doi.org/10.54273/ra.v1i1.71.

Full text
Abstract:
Kujtimet dhe rrëfimet e jetës janë përgjithësisht udhëtime të bukura në hapësirat herë më të ngushta e herë më të gjera nëpër të cilat individi është endur përgjatë jetës së tij; udhëtime në ato hapësira prej të cilave ai vetë ka marrë nxitje, emocione, mbresa e shtytje që i mbeten të pashlyeshme në kujtesë, e si të tilla, në një kohë të mëvonshme kërkojnë të dalin prej kujtesës për t’u pronësuar në formën e copëzave të mallit edhe nga të tjerë, familjarë a të afërt të individit, bashkëkohës a pasues në kohë të tij: si të tilla, ato mund të ndjellin të njëjtat ndjesi edhe te të tjerët; janë me
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
24

Topalli, Kolec. "Konferencë ndërkombëtare për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë." Studime Filologjike, no. 3-4 (January 4, 2024): 244. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3359.

Full text
Abstract:
Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më datën 22. XI. 2012 në Universitetin “La Sapienza” të Romës u zhvillua konferenca ndërkombëtare “L’Albania indipendente e le relazioni italo-albanesi” (“Shqipëria e pavarur dhe marrëdhëniet italo-shqiptare”). Merrnin pjesë studiues italianë, arbëreshë dhe shqiptarë. Ishin të pranishëm Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, z. Edmond Panariti, ambasadori i Shqipërisë në Itali, z. Llesh Kola dhe personalitete të lartë të shtetit italian e të Universitetit. Kumtesat e paraqitura trajtonin çështje të ndryshme që lidhen me periudhën e k
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
25

Pano, Entiola, and Erion Pano. "Përparësitë dhe efektet e rendit juridik komunitar." Optime, no. 1 (June 4, 2024): 116–24. https://doi.org/10.55312/op.vi1.4709.

Full text
Abstract:
Themelimi i Bashkimit Europian imponoi nevojën për të “konceptuar” një sërë aktesh legjislative të cilat duhet të rregullonin marrëdhëniet mes Unionit dhe Shteteve Anëtare, mes Shteteve Anëtare, si dhe statusin dhe marrëdhëniet e çdo individi në komunitet. Fillimisht, duhej të përcaktohej mirë dhe qartë natyra dhe efektet e legjislacionit të Komunitetit. Institucionet duhej të ishin në gjendje të harmonizonin në mënyrë efektive dhe të pavarur nga vullneti i Shteteve Anëtare, kushtet e ndryshme ekonomike, sociale dhe madje mjedisore. Kjo duhej bërë me anë të paketave ligjore në shumë Shtete Anë
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
26

Hidri, Nevruze, and Eglantina Dervishi. "Inteligjenca emocionale dhe arritjet akademike." Optime, no. 1 (May 22, 2024): 122–28. https://doi.org/10.55312/op.vi1.4555.

Full text
Abstract:
Qëllimi i studimit është të shqyrtojë marrëdhënien e inteligjencës emocionale me arritjet akademike. Në vitet e fundit janë realizuar shumë kërkime mbi inteligjencën emocionale. Është zbuluar se inteligjenca emocionale ka një ndikim të rëndësishëm në jetën e njeriut.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
27

Meta, Beqir. "Minoriteti Bullgar (Maqedonas) në vitet 1925-1939." Kosova, no. 41 (March 1, 2024): 117–40. http://dx.doi.org/10.62609/ks.vi41.4005.

Full text
Abstract:
Minoriteti bullgar gjatë periudhës së Zogut njohu një zhvillim të qetë dhe paqësor të identitetit të tij etnik e kulturor. Marrëdhëniet me qeverinë shqiptare ishin përgjithësisht të mira. Një problem delikat që u fut në marrëdhëniet mes këtij minoriteti dhe qeverisë shqiptare ishte lëvizja nacionaliste bullgare (maqedonase) që vijonte të ishte aktive në këtë periudhë. Qysh në vitin 1925 administrata e Zogut vijoi të përballej me problemin e lëvizjes bullgare që zhvillohej në Jugosllavi dhe në Greqi. Ajo mori masa energjike dhe mbajti qëndrime të prera për të ndaluar veprimtarinë e komitëve bul
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
28

Sheqi, Enea. "Mbrojtja speciale për të miturit dhe gratë shtatzënë në punë." Optime, no. 1 (May 25, 2024): 96–104. https://doi.org/10.55312/op.vi1.4616.

Full text
Abstract:
Objektivi i këtij artikulli është trajtimi në mënyrë të detajuar dhe shpjegimi i mbrojtjes së kategorisë së veçantë të punëmarrësve gjatë marrëdhënies së punës. Kështu kjo trajtesë ofron një panoramë të kuadrit ligjor shqiptar të rregullave që ofrojnë sigurinë dhe shëndetin në punë në kuadrin e një prespektive ndërkombëtare dhe europiane.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
29

Kola, Klodia. "Digjitalizimi i sektorit bankar, ndikimi në performancë e marrëdhëniet bankë-klient." Optime, no. 2 (June 6, 2024): 259–71. https://doi.org/10.55312/op.v14i2.4760.

Full text
Abstract:
Turbulencat teknologjike shpërthyese të dekadës së fundit kanë sjellë aktorë të rinj në tregun e financave, tradicionalisht të rezervuar ndaj bankave tregtare. Të quajtur “Fintech” dhe “BigTech”, këta aktorë të rinj janë të përqendruar kryesisht në sektorin e pagesave, por jo vetëm. Me ofrimin e shërbimeve të reja më të shpejta, me më pak kosto dhe të lehta në përdorim, po ndryshon edhe sjellja konsumatore ndaj këtyre shërbimeve. Konsumatorët kërkojnë të shpenzojnë më pak kohë në radhë të gjata në banka dhe të maksimizojnë sasinë e veprimeve që mund të kryejnë në largësi. Kjo duket se po ushtr
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
30

Isufaj, Viola. "Çështje të receptimit të “letërsisë së sirtarëve” rasti i Zef Zorbës." Studime Filologjike, no. 3-4 (December 1, 2023): 117–38. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3025.

Full text
Abstract:
Gjatë hulumtimit të periodikëve, intervistave, artikujve publicistikë, shkencorë, antologjive si dhe kapitujve që i kushtohen Zef Zorbës brenda studimeve të tjera, gjetëm disa të dhëna, të cilat, të gjitha së bashku, të organizuara në një sistem, përbëjnë një dëshmi të pritjes së tij, -me të vërtetë jo e vëllimshme, por me specifika të pangjashme me ato të autorëve të tjerë, një lloj pritjeje me cilësi unike, ashtu si dhe vetë poezia e tij. Ne ndalemi në nxjerrjen në pah të disa tipareve të këtyre studimeve: - vizatimi i gjallë i portretit të Zef Zorbës, portret artisti - rastit të shkrimit të
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
31

Kadria, Sali. "Çështja e princit të Shqipërisë dhe kontributi i Austro-Hungarisë për rrjetin e komunikacionit në viset shqiptare gjatë viteve 1916-1918." Kosova, no. 43 (February 29, 2024): 95–115. http://dx.doi.org/10.62609/ks.vi43.3928.

Full text
Abstract:
Marrëdhëniet e Austro-Hungarisë me Shqipërinë dhe shqiptarët janë të hershme për nga shtrirja kohore, por edhe të gjera për sa i përket
 kontributit dhe intensitetit të tyre. Megjithëkëtë, në këtë artikull do të përqëndrohemi në trajtimin e disa aspekteve historike që lidhen me të
 ardhmen e çështjes së Princit të Shqipërisë si dhe kontributin e Austro-Hungarisë për ndërtimin e sistemit të transportit dhe të komunikacionit në Shqipëri gjatë viteve 1916-1918.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
32

Daci, Tanita, and Loreta Kunesha. "Roli i personelit mjekësor në parandalimin e hershëm dhe raportimin e dhunës në familje." Optime, no. 1 (November 24, 2024): 147–58. https://doi.org/10.55312/op.vi1.5875.

Full text
Abstract:
Dhuna në familje është një çështje serioze e Shëndetit Publik që prek mirëqënien e viktimave, ambientin e tyre familjar, edukimin e tyre, marrëdhëniet sociale si edhe punësimin e tyre. Dhuna ndaj grave është një problem publik i rëndësishëm shëndetësor, si dhe një shkelje themelore e të drejtave njerëzore të grave. Dhuna në familje sa vjen dhe bëhet gjithnjë e më e pranishme në shoqërinë tonë sikurse edhe në vendet e tjera të zhvilluara. Si një fenomen shoqëror që trondit thellë qelizën bazë të shoqërisë, sikurse është familja, ajo shkakton pasoja të rënda në gjithë shoqërinë.
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
33

Sinanaj, Valbona. "Dukuri të ndërgjuhës tek shqipfolësi me italishten si gjuhë të dytë." Studime Filologjike, no. 3-4 (December 26, 2023): 147–62. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v1i3-4.3227.

Full text
Abstract:
Globalizimi i shoqërisë dhe prania e shumë kulturave, shpejtësia dhe intensiteti i informacionit që karakterizon kohën në të cilën jetojmë, janë një sfidë jo vetëm për institucionet arsimore, por edhe për anëtarët e një shoqërie të caktuar. Tradicionalisht, gjuha është studiuar si në aspektin metalinguistik, ashtu dhe nisur nga marrëdhëniet e gjuhës me faktorë jashtëgjuhësorë, si: aspekti social, etnologjik, psikologjik etj. Gjuha është një udhërrëfyes drejt realitetit gjuhësor, ajo kushtëzon fuqimisht të gjithë mendimin tonë për problemet dhe proceset shoqërore, duke vulosur një formë të veça
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
34

Sauli, Krisalda. "Marrëdhënia mes izolimit në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe shfaqjes së problemeve mendore." Optime, no. 2 (May 10, 2024): 140–46. https://doi.org/10.55312/op.vi2.4377.

Full text
Abstract:
Ky studim ndërmerret me qëllim që të eksplorohet më nga afër gjendja psikologjike e të dënuarve që janë duke vuajtur dënimin në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Republikën e Shqipërisë. Fokusi është pikërisht mbi faktorët që nxisin zhvillimin e problematikave psikologjike tek personat që u është hequr liria dhe detyrohen të jetojnë të izoluar nga shoqëria. Metodologjia: Për të realizuar këtë studim jemi fokusuar në mbledhjen e të dhënave duke u ndalur në studimet më të fundit mbi problematikat psikologjike që vijnë nga izolimi i individit. Për këtë studimi jemi bazuar në shfl
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
35

Kafia, Elisabeta, Silva Ibrahimi, and Ervin Ibrahimi. "Psikoterapia mbështetëse në ndërveprimet prind-fëmijë me zhvillim atipik në Shqipëri." Optime, no. 1 (June 4, 2024): 99–106. https://doi.org/10.55312/op.vi1.4707.

Full text
Abstract:
Objektivi i këtij punimi është të prezantojë Modelin e punës terapeutike SEAI dhe të identifikojë efektet e ndërveprimit diadik prind-fëmijë dhe efikasitetin e kësaj ndërhyrje në trajtimin e fëmijëve me zhvillim atipik (VM). Qëllimit tonë parësor i shërbeu në këtë linjë kërkesa për të trajtuar një dekurs të ri ndihmës që të ndihmonte prindërit në gjetjen e mënyrave të efekshme të ndërveprimit me fëmijën e tyre dhe të mbajtjes së një bashkëndarjeje afektive. Modeli i Suportit Emotiv dhe Aktivizimit të Intersubjektivitetit (SEAI) i parashtruar në këtë studim,i aplikuar ndaj marrëdhënies prind-fë
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
36

Çani, Marinela. "Vlerësimi i marrëdhënies së punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve me hallkat e tjera kryesore të sistemit të referimit." Optime, no. 2 (May 22, 2024): 162–73. https://doi.org/10.55312/op.vi2.4529.

Full text
Abstract:
Fëmija është ndër subjektet e së drejtës, të cilit shteti duhet t’i garantojë mbrojtjen e posaçme për shkak të moshës së mitur dhe brishtësisë në realizimin e të drejtave të tij. Interesi më i lartë i fëmijës është mekanizmi bazë me të cilin shoqëria jonë bën të mundur balancimin e veprimtarisë vendimmarrëse, qoftë kjo shtetërore, publike apo private. Ky artikull pasqyron dhe analizon kontekstin ndërkombëtar dhe atë kombëtar të legjislacionit dhe instrumenteve që mbështesin mbrojtjen e fëmijëve, ngritjen e një sistemi funksional për arritjen e këtij qëllimi dhe ofrimin e shërbimeve të larmishm
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
37

Vata, Flavina, Elma Elezi, and Donieta Shabanllari. "Raportim rasti: krahasimi i herbst tradicional dhe herbst të fiksuar mbi minivida." Optime, no. 2 (May 11, 2025): 117–30. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6142.

Full text
Abstract:
Malokluzioni i klasës II është një nga problematikat më të zakonshme në ortodonci, shpesh trajtuar me aparatin Herbst. Ky raport paraqet një krahasim klinik midis Herbst-it tradicional dhe Herbst-it të fik-suar mbi minivida (TAD - Temporary Anchorage Devices). Rastet përfshijnë një paciente 12vjeçare me Herbst tradicional dhe një pacient 15-vjeçar me Herbst mbi minivida. Rezultatet treguan se të dyja teknikat janë efektive në korrigjimin e malokluzionit të klasës II, me përmirësim të ndjeshëm në overjet, profilin facial dhe marrëdhëniet dento-skeletore. Megjithatë, Herbst mbi minivida ofroi st
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
38

Kaba, Hamit. "Të drejtat e njeriut në Jugosllavi (1983)." Kosova, no. 41 (March 1, 2024): 243–60. http://dx.doi.org/10.62609/ks.vi41.4014.

Full text
Abstract:
Raporti i mëposhtëm u hartua nga Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1984. Ai bazohet në vëzhgimet e Komisionit Amerikan të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe tek informacioni i sjellë nga “Amnesty International”. Dokumenti merret me probleme që prekin nivelin e zbatueshmërisë së lirive dhe të drejtave të njeriut në Jugosllavinë e vitit 1983. Baza morale dhe juridike për këto gjykime e kritika e kishte burimin tek “Karta e Helsinkit” dhe sidomos tek “shporta e tretë”, që u kushtohet lirive dhe të drejtat e njeriut, e
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
39

Shala, Safete. "Kultura e komunikimit në arsim." Kërkime Pedagogjike 6, no. 1 (2024): 218–23. http://dx.doi.org/10.62928/kp.v6i1.4791.

Full text
Abstract:
Komunikimi është akti më i rëndësishëm për individin dhe mënyrën sesi ai i ndërton marrëdhëniet me të tjerët nëpërmjet këtij procesi. Komunikimi konsiderohet një akt ndërpersonal mjaft i larmishëm, me mundësi të pakufizuara të manifestimit të shkathtësive folëse dhe interpretuese, duke bërë që raportet me të tjerët, qofshin personale a institucionale, të ndërtohen në mënyrë sa më të përkryer, të pëlqyeshme dhe të pranueshme nga palët. Së këndejmi, edhe komunikimi në institucione arsimore, konkretisht në shkolla, ka peshë jashtëzakonisht të madhe, sepse nga kultura e këtij komunikimi varet drej
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
40

Dodi, Anastas. "Rreth problemeve të normes ne lëmin e fonetikes së shqipes së sotme letrare." Studime Filologjike, no. 2 (October 2, 2023): 63–76. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v1i2.2936.

Full text
Abstract:
Studimi i problemeve të gjuhës letrare, përcaktimi dhe argumen- timi teorik i normës letrare sot përbën një detyrë të ditës me rëndësi të madhe praktike, prandaj këtu është përqëndruar vëmendja kryesore e gjuhësisë shqiptare. Në këtë artikull ne do të analizojmë sistemin fonetik të shqipes së sotme letrare, vështruar në dy aspekte kryesore: I. Tiparet fonetike të gjuhës letrare lidhur me bazën dialektore, mbi të cilën ngrihet kjo gjuhë dhe me normat e shqiptimit. II. Marrëdhënjet midis formës së shkruar dhe formës së folur të gjuhës letrare, përputhjet dhe dallimet e tyre. Natyrisht, këto përb
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
41

Gjoni, Mariglena. "Testet projektive grafike dhe zvillimi i kapacitetit grafik." Optime, no. 1 (May 25, 2024): 105–13. https://doi.org/10.55312/op.vi1.4617.

Full text
Abstract:
Objektivi i këtij studimi teorik është të paraqiten teknikat projektive grafike dhe zhvillimi i kapacitetit grafik te individi. Së pari, kjo trajtesë do të parashtrojë një panoramë të shkurtër ilustruese mbi teknikat projektive grafike dhe disa aspekte të dinamikave projektive që duhen pasur parasysh në vëzhgimin dhe në interpretimin e çdo lloj vizatimi të realizuar. Së dyti, do të fokusohemi në shpjegimin dhe eksplorimin e vizatimit në zhvillimin fizik, motorik, kognitiv dhe socio-emotiv në periudhat evolutive. Çdo arritje evolutive dhe çdo aspekt i personalitetit reflektohet hollësishëm në p
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
42

Tafa, Eduart. "Ndikimi i bullizmit kibernetik në shëndetin mendor tek adoleshentët." Optime, no. 1 (November 24, 2024): 206–14. https://doi.org/10.55312/op.vi1.5882.

Full text
Abstract:
Artikulli studion fenomenin e bulizmit kibernetik, i cili përkufizohet si përdorimi i qëllimshëm i mjeteve të komunikimit dixhital për lëndim, frikësim ose ngacmim të të tjerëve. Ky punim fokusohet në karakteristikat e bullizmit kibernetik, duke përfshirë qëndrueshmërinë e tij, vështirësi në zbulimin, gjurmimin e rrjetit dhe akuza të rreme, efektet e dëmshme të ngacmimi kibernetik ndaj adoleshentëve, të tilla si trishtimi, ankthi, vetëvlerësimi i ulët, sjellja vetëvrasëse, çrregullimet e të ngrënit dhe problemet gastrointestinale.Vëmendja kryesore është në marrëdhënien e ndërlikuar midis buliz
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
43

Guzina, Sami. "Bosnja e Hercegovina – njё tokё plot mistere". Univers 19, № 19 (2018): 149–62. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v19i19.2984.

Full text
Abstract:
Ky artikull përpiqet të hedhë një vështrim panoramik mbi gjeografinë, historinë dhe kulturën e Bosnje-Hercegovinës, që nga koha e dyndjeve sllave 12 shekuj më parë e deri në ditët e sotme. Në pjesën e parë të artikullit përmenden momentet kryesore të zhvillimeve historike në ato treva, veçoritë etnike dhe fetare të popullsisë boshnjake dhe luftërat me të cilat u përball përgjatë kësaj kohe. Ashtu siç trajtohen përmbledhtazi zhvillimi i letërsisë e i kulturës boshnjake dhe figurat e saj kryesore. Në pjesën e dytë artikulli paraqet historinë e lidhjeve mes popullit boshnjak dhe popullit shqiptar
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
44

Lafe, Genc. "Marrëdhëniet ndërmjet toponimeve dhe fjalëve të trashëguara të Shqipes sipas analizës së zhvillimit të tyre fonetik dhe faktorëve të tjerë ndikues." Studime Filologjike, no. 1-2 (June 1, 2023): 37–58. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v75i1-2.1097.

Full text
Abstract:
Toponimet dhe hidronimet e lashta në gjuhën shqipe sillen shpesh si argumente qoftë nga përkrahësit e teorisë së autoktonisë së shqiptarëve, qoftë nga kundërshtarët e saj. Janë të shumta punimet mbi këtë çështje dhe mbi gjendjen gjuhësore të Ballkanit të lashtë. Në disa ndihmesa të kohëve të fundit albanologu dhe indoeuropianisti austriak J. Matzinger ka sjellë këndvështrime të reja dhe interesante mbi këto çështje, të cilat do t’i diskutojmë në këtë trajtesë, duke u përpjekur t’i plotësojmë dhe t’i zhvillojmë më tej.Në analizën e zhvillimit fonetik të toponimeve dhe apelativëve në gjuhën shqi
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
45

Zhilla, Eralda, Spiridhona Bello, and Klea Kuburi. "Perceptimet e pedagogëve të universitetit të Korçës lidhur me shpërblimet në motivim." Optime, no. 1 (May 25, 2024): 114–20. https://doi.org/10.55312/op.vi1.4618.

Full text
Abstract:
Punonjësit e motivuar janë baza për një institucion të suksesshëm. Qëllimi i këtij studimi është që të eksplorojë faktorët motivues dhe efektivitetin e programeve të stimujve në motivimin në punë. Studimi përbëhet nga dy pjesë kryesore: pjesa teorike dhe kërkimi shkencor. Në pjesën e parë ndodhet literatura e studiuar, e cila shqyrton teoritë e motivimit dhe kategoritë e ndryshme të stimujve. Informacioni për formimin teorik u mblodh nëpërmjet librave dhe burimeve në internet. Për studimin empirik, u zgjodh pyetësori për mbledhjen e të dhënave, i cili u administrua personalisht dhe popullata k
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
46

Sylaj, Vlora. "Besimi i familjes në shkollën - faktor me rëndësi në bashkëpunim për parandalimin e dhunës ndërmjet nxënësve." Kërkime Pedagogjike 4, no. 1 (2024): 133–44. http://dx.doi.org/10.62928/kp.v4i1.4570.

Full text
Abstract:
Ky artikull i shërben njohjes së fenomenit të dhunës ndërmjet nxënësve në shkollë, mundësisë së dhënies së rekomandimeve për nxënësit, prindërit dhe shkollën, dhe rritjes së ndërgjegjes publike për pasojat nga dhuna ndërmjet nxënësve. Gjithashtu, ka për qëllim rritjen e interesit dhe konsideratës për rëndësinë e besimit të familjes në shkollën për bashkëpunim në parandalimin e dhunës mes nxënësve në shkollë. Qëllimi i artikullit është që të zhvillojmë një kuptim më të thellë të familjes, shkollës dhe nxënësit për dhunën ndërmjet nxënësve në shkollë, si dhe të konstatojmë nëse ndikon besimi i f
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
47

S. Tole, Prof Dr Vasil. "UNESCO, Shqipëria dhe trashëgimia shpirtërore." Univers 20, no. 20 (2019): 172–81. http://dx.doi.org/10.59164/univers.v20i20.2617.

Full text
Abstract:
Në këtë artikull do të trajtojmë kuadrin e marrëdhënieve institucionale midis Shqipërisë dhe UNESCO-s e anasjelltas, në fushën e trashëgimisë kulturore, veçanërisht në fushën shpirtërore, në kuadrin e 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO.
 Në veçanti do të shpjegohet koncepti i “trashëgimisë shpirtërore” dhe dukurive që lidhen me të, duke filluar nga gjuha dhe dialektet e shqipes. Artikulli do të vijojë me hapat ligjorë dhe institucionalë të ndërmarrë nga UNESCO në nivel ndërkombëtar, përkatësisht hartimin dhe miratimin e konventave në fushën e trashëgimisë shpirtërore dhe
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
48

Omari, Anila. "Kontributi i Joklit për etnogjenezën e shqiptarëve në një analizë kritike të veprës së Seliščevit." Studime Filologjike, no. 1-2 (December 5, 2023): 39–54. http://dx.doi.org/10.62006/sf.v1i1-2.3056.

Full text
Abstract:
Në fillim të shek. XX ndryshoi qasja ndaj autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre aktuale, e cila në shek. XIX nuk vihej në dyshim. Sidomos me studimet e romanistit e ballkanologut G. Weigand, midis gjuhëtarëve u përhap teza trake e prejardhjes së shqiptarëve, që nënkuptonte një imigrim nga troje më lindore në brendësi të gadishullit Ballkanik, një tezë që i shkonte për shtat politikës nacionaliste të vendeve sllave fqinje me Shqipërinë. Në këtë kontekst vendoset edhe vepra e sllavistit rus A. M. Seliščev, Popullsia sllave në Shqipëri, Sofje 1930, në të cilën, me përpjekjet për zbulimin e
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
49

Shabanllari, Donieta, Flavina Vata, and Elma Elezi. "Raportim rasti: ekstraksionet dentare për qëllime të trajtimit ortodontik." Optime, no. 2 (May 11, 2025): 68–70. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6132.

Full text
Abstract:
Ekstraksioni i dhëmbëve për qëllime ortodontike është një temë shumë e diskutueshme nga pro-fesionistët. Lloji i malokluzionit dhe faktorët individual të pacientit luajnë një rol të rëndësishëm për vendimin për këtë procedurë. Ky studim paraqet një rast klinik të trajtimit ortodontik përmes ekstraksionit të premolarëve të pare ne maksile dhe premolareve te dyte ne mandibul te një pacient 17-vjeçar me malokluzion të klasës II dhe grumbullime dentare dentare. Pas analizimit të të dhënave klinike dhe radiologjike, u vendos të kryhej ekstraksioni i premolarëve të pare ne maksile dhe premolareve te
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
50

Poroçani, Natasha, and Helena Grillo. "Shkolla, mjedisi i shoqërizimit dhe mësimit." Optime, no. 2 (May 11, 2025): 408–17. https://doi.org/10.55312/op.vi2.6181.

Full text
Abstract:
Shkolla është mjedisi ku nxënësit e mësuesit shoqërizohen me njëri tjetrin dhe mes tyre, por edhe vendi specifik për të siguruar procesin e të mësuarit, të cilin e ka prioritetin kryesor. Vlera e saj mjedisore perceptohet dhe aplikohet në tri akse: në mjedisin fizik (vendi konkret), biologjik (me karakteristikat që vlerësojnë edhe mirëqenien fiziologjike të gjithëkujt që bën pjesë) dhe antropologjik (vendi në kuptimin antropologjik, pra kulturor etj., kështu siç edhe studiohet nga shkenca të ndryshme sociale). Në këtë kuadër, kemi synuar të realizojmë një studim teorik mbi shkollën shqiptare n
APA, Harvard, Vancouver, ISO, and other styles
We offer discounts on all premium plans for authors whose works are included in thematic literature selections. Contact us to get a unique promo code!